Lajmi se Jonida Vokshi është shtatzënë qarkulloi, që në ditët e para të janarit, kur ajo u shfaq si pjesë e panelit të jurisë së Top Talent.
Bukuroshja e ekranit, e cila ka fituar zemrat e audiencës në këtë rol të ri, të gjykatëses, megjithatë kërshëria përsa i përket jetës së saj personale vijon të jetë e madhe… Deri më tani, Jonida as e kishte pohuar dhe as mohuar lajmin që qarkulloji befas në portale. Siç duket këtë ekskluzivitet ajo ia kishte besuar Top Talent.
Pyetjes së moderatores Ori Nebijaja, se “si është të gjykosh vetë i dytë” Jonida u shpreh se “Këtë edicion të Top Talent u mendua që të kishte 4 persona në juri pa e ditur që do ishim 5. Unë ndërkohë, sapo e kam marrë lajmin.
Kështu që nëse do të më duhet të përdor votën, do ta përdor”! Sakaq, Ori e pyeti nëse ka ndonjë dilemë ndonjëherë për votimin, pasi “thonë se zonjat shtatzënë kanë dilema në vendimmarrje”, e ngacmoji ajo, por Jonida konfimroji se “(Shtatzania) më ka dhënë një lloj ndjeshmërie që dua t’u them të gjithëve PO!”.
Ndërhyrja e Hervinit, kolegut të saj të jurisë “Mbulohu se do të ftohesh veten dhe atë”, – duke i treguar me dorë bebin i ka dhënë nota humori situatës, e cila ka qenë edhe një nga momentet më të bukura të natës së 3-të të Top Talent 3./blic/
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...