Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kanë befasuar të gjithë kur kanë zbuluar se janë fejuar.
Gjatë kësaj fundjave vetë Jonida ka dhënë lajmin në një emision se ajo dhe kolegu i saj nga seriali ‘O sa mirë’, Besnik Krapi, janë bashkë e madje edhe janë fejuar, shkruan Gazeta Express.
Megjithëse ata nuk shfaqen bashkë në pubik ose në postimet në rrjetet sociale, ata shihen në një fotografi që e kemi gjetur në internet.
Fotoja është postuar nga një kafene në Londër, ku Jonida ka treguar se ka qëndruar para disa kohëve e duket se kanë qenë bashkë.
Jonida dhe Besniku janë takuar derisa kanë xhiruar sezonet e para të serialit ‘O sa mirë’, ndërsa ka treguar se nuk ishte dashuri në shikim të parë por dashuria mes tyre ka lindur pasi kanë kaluar kohë bashkë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...