Këngëtarja Jonida Maliqi nuk ka pranuar se mes saj dhe aktorit Romeo Veshaj ka diçka sublime si dashuria. E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqotare”, Maliqi tha se ka dikë në jetën e saj, por që dëshiron që të tregohet shumë e kujdesshme, pasi tashmë nuk është më 17 vjeçe.
E pyetur nëse do të donte të kishte një mashkull si mbështetje në jetën e saj, këngëtarja tha se po. Ajo shtoi se çdo gjë e bën me dashuri, por që ka nevojë për dikë që ta kishte si shtyllë.
Pjesë nga biseda:
Ardit Gjebrea: Do doje të kishe një mashkull në jetën tënde sepse mashkulli ëshë një mbështetje apo jo?
Jonida Maliqi: Pa dyshim që kam nevojë për një mashkull në krah, mendoj që çdo femër ka nevojë të ketë një mashkull në krah. Do doja të kisha një shtyllë ku të mbështetesha, një përqafim të ngrohtë, dua shumë duke qenë natyrë emocionale dua të jap shumë dashuri dhe të jap shumë dashuri sepse dashuria të jep shumë energji dhe të bën pozitiv. Nuk i them kurrë jo dashurisë.
Ardit Gjebrea: Është, do vijë, je në këtë moment, e ke?
Jonida Maliqi: Është, padyshim që është, por më duhet të jem e kujdesshme, nuk duhet të nxitohem.Ardit Gjebrea: Pse?
Jonida Maliqi: Nuk dua të lëndoj askënd edhe nuk jam më 17 vjeç.
Ardit Gjebrea: Ka mbi 20 vite që njihemi dhe sa mirë më vjen të të dëgjoj kur flet kështu dhe sa shumë je e sinqertë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...