Google ADS

Jonida Maliqi komenton për herë të parë video-n me Flori Mumajesin

11:24 | 1 Janar 2020
A. B.

Mund të themi se 2019 ishte viti i Jonida Maliqit. Projekte pafund dhe shumë aktive edhe në rrjetet sociale duke qenë gjithnjë pranë publikut, duket se Jonida gjen gjithnjë një arsye për të na treguar se është një nga femrat më të realizuara të shoë-bizit shqiptar.

Për këtë arsye, ajo ka qenë e ftuara e parë për 2020 në “Rreze Dielli”, si një ogur i mirë për nisjen e vitit me dashuri. Përpos projekteve të rëndësishme të saj, që u bënë pjesë e bisedës, Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për një video të publikuar në media, ku ajo shfaqet me Flori Mumajesin në rrugë.

“Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Cdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media. Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral.

Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe I përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq!” shprehet Jonida Maliqi në “Rreze Dielli”.

E ftuar në “Rreze Dielli” këngëtarja Jonida Maliqi ka folur për eksperiencën e saj në Eurovizion, për të cilën thotë se ka qenë e paharrueshme. Suport nga mbështetësit, por edhe një performancë që do të na duhet kohë që ta shohim sërish, karakterizuan pjesëmarrjen e saj në ngjarjen më të rëndësishme muzikore të vitit.

Megjithatë, edhe pse e ka shijuar si eksperiencë, Jonida thotë se rrugëtimi nga festivali I Dhjetorit deri në Eurovizion ka qenë një punë e madhe.

“Kam qarë pafund. Njerëzit zakonisht shohin vetëm pjesën pjesën sipërfaqësore, nuk arrijnë dot të perceptojnë punën e madhe dhe të lodhsme të rrugëtimit që nga dhjetori 2018 deri në maj 2019, ka qenë luftë psikologjike, kisha një përgjegjësi shumë të madhe. Shenjohet direkt këngëtari. Rrugëtimi ishte i vështirë sepse ne shqiptarët kemi një problem shumë të madh: Nuk dimë të bashkëpunojmë. Gjithmonë krijojmë barriera njëri tjetrit, ndoshta pa arsye, ndoshta edhe për arsye të tjera kur të gjithë duan të përfitojnë. Nuk ka qenë eksperiencë e lehtë. Sidomos bashkëpunimi me RTSH, hera herës më është dashur të bëj edhe kompromise. Nuk u bë e mundur ardhja e regjisorit. Përjetova një ankth të madh, thoja ç’mu desh mua që erdha këtu!”, thotë në “Rreze Dielli” Jonida Maliqi.

Ka qenë i ‘zhurmshëm’ Festivali i 58-të i Këngës, ku fituese u shpall Arilena Ara. Shumë persona e mbështetën dhe i uruan suksese, e të tjerë e kundërshtuan duke thënë se Elvana Gjata, meritonte të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion.

E ftuar në “Rreze Dielli” edhe Jonida Maliqi duket se nuk i ka shpëtuar ‘acarimit të fansave’
“Më janë kthyer edhe mua kundër. Në fakt unë jam artiste. Nuk isha pjesë e jurisë, si artiste rrallë herë bëj qoka, por kur kam preferencat e mia e them. Nëse një performancë më emocionon, patjetër që dua ta ndaj me publikun. Për faktin që Arilena është një vajzë 21 vjeçare, këndon shumë mirë live, me një këngë të mrekullueshme, postova një story me këngën e saj dhe citova fjalët: ‘Nuk ka mundësi kaq e re, me kaq shumë talent’. Jam e lutmur që ia dhashë asaj çmimin, me Elvanën kam një raport më miqësor. Pas festivalit ashtu sikurse fola për Arilenën, fola dhe për të. Fansat adoleshentë, aspak të edukuar, me një zhargon rruge më hidhen pse postova këngën e Arilenës.Edhe sikur të kishte fituar Elvana, fansat me profil fake duan të bëjnë analistin”, shprehet këngëtarja në “Rreze Dielli”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme