Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi i dha fund zyrtarisht martesës së saj me Gent Prizrenin 3 vite më parë. Ajo nuk ka preferuar asnjëherë të flas për divorcin e saj.
E ftuar në “E diela shqiptare” Jonida ka rrëfyer se me ish-bashkëshortin është dashuruar në moshën 17-vjeçare. Ata ishinë bashkë për 17 vite, dhe tregoi se ajo ishte dashuria e saj e parë.
Më tej, ajo u shpreh se nuk ishte e lehtë të ndahej nga personi me të cilin ka kaluar gjysmën e jetës dhe nga dashuria e saj e parë duke qenë se ka kërkuar gjithmonë një familje perfekte.
“Ishte shumë e vështirë dhe duke marrë në konsideratë që me ish-bashkëshortin kam kaluar pothuajse gjysmën e jetës sime, 17 vjet. Jam divorcuar në moshën 34-vjeçare, kanë kaluar tashmë 3 vjet.
Gjithçka erdhi si pasojë e konsumit, e disa arsyeve të tjera, të cilat do doja të mbeteshin personale. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy.
Për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin…
Unë jam rritur me një familje shumë të shëndetshme dhe jam rritur me frymën që gjithmonë do të kisha një familje ideale, familjen perfekte.
Dhe ishte ëndrra ime ta realizoja me sukses. Divorcin e quaj si një dështim timin. Duke marrë në konsideratë, që unë jetoja me një standard jetese shumë të mirë, jam munduar të mbaj të njëjtin standard. Sigurisht tani ka qenë më e vështirë sepse jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir.
Por forca dhe energjia për të punuar nuk më ka munguar. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Jam e bindur që shumë femra e gjejnë veten tek unë. Është shumë e vështirë të marrësh një inisiativë të tillë.
Kam qenë si Liza në Botën e Çudirave kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime. Ishte një dashuri sublime. Kur rritesh vë logjikën mbi ndjenjat”.
Kujtojmë se Jonida Maliqi është në një lidhje me Romeo Veshaj dhe raportin vendosën ta bënin vetë publik pas shumë thashethemesh./syri/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...