Angelina Jolie i është kthyer punës për agjencinë e refugjatëve të OKB-së UNHCR.
Aktorja 42-vjeçare dje në Ditën Botërore të Refugjatëve, mbërriti në kryeqytetin kenian Nairobi. Jolie është në Kenia për të vizituar vajzat e refugjatëve nga vende si Sudani i Jugut, Somalia dhe Ruanda.
Kjo është hera e tretë që Jolie viziton Kenia.
Afrika kap gati gjysmë milion njerëz të cilët vuajnë nga uria dhe dhuna që ushtrohet nga vendet fqinje. Gjithashtu në këtë vend vajzat janë viktima të abuzimit seksual dhe dhunës.
Aktorja Angelia Jolie ndër vite ka kontribuar në zbutjen e këtyre fenomeneve në Afrikë dhe jo vetëm.
Ajo edhe këtë herë ka kërkuar vëmendje më të madhe nga bota, sidomos për vajzat e abuzuara.
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...