Angelina Jolie ka mbrojtur idenë se burrat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e përsonalitetit të vajzave të reja.
Aktorja, e cila luan në rolin e Maleficent: Misteri i së Keqes, gjithashtu tha që personazhet femra në filma nuk duhet të portretizohen si fizikisht të ashpëra, në mënyrë që të konsiderohen të forta, transmeton portali arbresh.info
“Unë mendoj se , aq shpesh, kur një histori e treguar thotë se ajo është grua e fortë, mendojmë se ajo duhet të rrahë burrin, ose duhet të jetë si burrë, ose duhet të mos e ketë nevojën e burrit. Ne kemi nevojë që të marrim dashuri dhe të mësojmë nga burrat”, tha Jolie.
“Poashtu, unë mendoj se është një mesazh i rëndësishëm për vajzat e reja, që të gjejnë fuqinë, të mësojnë dhe të respektojnë burrat që kanë përreth”, shtoi ajo.
“Ne kemi gra të forta dhe një personazh i fortë mund nxirret nga një femër, por gjithashtu kemi edhe burra të jashtëzakonshëm në botën e personazheve, prandaj dua që të barazoj në këtë pikë”, tha Jolie.
Javë më parë, Angelina Jolie është shprehur e sinqertë në rrëfimin e saj mbi ndarjen me aktorin Brad Pitt, ku ndër të tjera tha se “ndarja më kishte coptuar dhe më është dashur kohë të marr veten”./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...