Jolie: Fëmijët janë fuqia ime!

21:26 | 7 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Aktorja Angelina Jolie ka theksuar se fëmijët e saj kanë ‘kaluar nëpër shumë gjëra’ gjatë kësaj periudhe.

Ylli ‘Maleficent: Mistress of Evil’ ka Maddox, 18, Pax, 15, Zahara, 14, Shilo, 13, dhe binjakët 11-vjeçar Knox dhe Vivienne me ish-burrin e saj Brad Pitt, ka pranuar se me kalimin e viteve ajo është lënduar shumë dhe se ka duruar shumë vështirësi, transmeton portali arbresh.info

“Jeta kërkon shumë kthesa. Ndonjëherë lëndohesh, i sheh duke kaluar nëpër dhimbje të ndryshme ata që i dashuron dhe nuk mund të jesh i lirë dhe i hapur aq sa dëshiron shpirti yt”, ka theksuar ajo.

“Një pjesë e jona është e lirë, e egër, e hapur dhe kurioze, pjesë të cilat më pas mund të mbyllen nga dhimbja. Fëmijët e mi njohin anën time të vërtetë dhe janë ata që më kanë ndihmuar të gjej dhe të përqafoj përsëri forcën. Ata kanë kaluar shumë. Unë mësoj nga forca e tyre. Si prindër, ne i inkurajojmë fëmijët tanë që të përqafojnë gjërat ashtu sikurse janë dhe gjithçka që ata dinë në zemrat e tyre të jenë të drejtë”, shtoi ajo.

Aktorja 44 vjeç, tha se ajo është duke i mësuar fëmijët e saj që të jenë të guximshëm dhe dëshiron që ata ‘të bëjnë një jetë më të mirë’ duke njohur dallimin mes dhimbjes shpirtërore dhe asaj fizike.

“Të njohësh vetën është një ndër gjërat më të rëndësishme, sidomos për një fëmijë. Unë mendoj se fëmijët duhet të jenë në gjendje të thonë atë që mendojnë.  Ne nuk mund ti ndalojmë ata të përjetojnë dhimbje shpirtërore dhe fizike, por mund ti mësojmë që të jetojnë dhe të mësojnë më shumë përmes saj”, tha Jolie.

Në intervistën e dhënë për Harper Baazar, Jolie tha se bukurinë e njerëzve e sheh tek sinqeriteti dhe vërtetësia që shfaqin ata./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme