Filmi “Joker” e ka fituar çmimin kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.
Realizmi i regjisorit Todd Phillips e rrëmbeu Luanin e Artë në kategorinë për filmin më të mirë.
Projekti me Joaquin Phoenix në rolin kryesor, do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 4 tetori, ndërsa protagonist e ka armikun kryesor të Batmanit, Jokerin.
Ngjarja përcjell jetën e një komiku të dështuar, i cili përballet me dhunën teksa ec rrugëve të qytetit Gotham i veshur si kloun. Ai dalëngadalë shndërrohet në një mjeshtër të krimit, i njohur si Joker.
Phoenix i ka dhënë karakterit negativ një fytyrë të re, pas Jared Leto (“Suicide Squad”) e Heath Ledger (“The Dark Knight”), të cilët e kanë luajtur më herët.
Edicioni i 76-të i Festivalit të Venecias, festivali më i vjetër botëror i filmit, është mbajtur në periudhën 28 gusht – 7 shtator. /Telegrafi/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...