Gjatë një vizite në kryeqytetin rus të Moskës, ku ka arritur në kuadër të turneut të famshëm të Hollywood Vampires, Johnny Depp tha se i pëlqejnë femrat nga Rusia.
Aktori hollivudian ka pohuar se ruset kanë veçori të veçanta dhe pranon që e tërheqin shkaku i pamjes së tyre paksa sllovene.
Ylli që muaj më parë ishte shpallur nga revista “People” si mashkulli më i pashëm në botë tha se vajzat ruse në sytë e tyre bartin njëmijë vjet kulturë, e cila thuhet se po i pëlqen edhe shumë, transmeton telegrafi.
Depp ka vizituar qendrën kulturore Vladimir Majakovski dhe fotografoi pranë statujës së Josif Stalinit në Sheshin e Kuq.
Rokeri me bendin Hollywood Vampires do të mbajë një koncert në Shën Peterburg së bashku me këngëtarin Alisom Kuper dhe kitaristin e bendit, “Aerosmith”, John Perry.
Aktori, i cili ka qenë edhe më parë në Rusi, tha se Moska ka ndryshuar shumë dhe në një farë mënyre bëhet e ngjashme me Parisin.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...