Google ADS

Johnny Depp mund të ndëshkohet pasi kërcënoi Trumpin

21:19 | 23 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Aktori Johnny Depp ka shkaktuar polemikë pasi që në Festivalin e Glastonbury kërcënoi Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

“Kur ishte hera e fundit që keni parë një aktor të vrajë një president?”, kishte thënë Depp.

Është një krim në SHBA të bëhen fyerje apo kërcënime ndaj presidentit, kështu që kjo vepër mund ta fus aktorin në telashe, njofton BBC.

 Teksa bëri prezantimin e filmit të tij të ri, “The Libertine”, Johnny Depp pyeti audiencën: “A mund ta sillni Trumpin këtu?”

Komenti supozohet të ketë lidhje me vrasjen e ish-presidentit amerikan, Abraham Lincoln, nga aktori John Wilkes Booth, në vitin 1865, transmeton insajderi.

Sipas Kodit të Shteteve të Bashkuara (Titulli 18, Seksioni 871), fyerjet ndaj presidentit amerikan janë krim i klasës E.

 Që do të thotë se çdokush që “me vetëdije dhe me dashje bën ndonjë kërcënim për t’ia marrë jetën, për ta rrëmbyer apo për t’i shkaktuar dëm fizik presidentit amerikan, mund të dënohet me pesë vjet burg”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme