Johnny Deepp është pranë fitores së një beteje të rëndësishme gjyqësore ndaj ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.
Gjykatësit në Nju Jork lëshuan një vendim ku i kërkojnë aktores së filmit “Aquaman” të paraqesë dokumente që vërtetojnë dhënien për bamirësi të 7 milionë dollarëve që ajo trashëgoi nga divorci me Johny Depp-in.
Dhurimi i kësaj shume si donacion ndaj Unionit të Lirive Civile Amerikane dhe ndaj një spitali fëmijësh në Los Angeles, ishte një nga pikat kryesore të betejës ligjore që çoi në divorcin e tyre në vitin 2017.
Dyshime ka se ajo nuk e ka përmbushur këtë pikë të kontratës dhe kjo mund të çojë në rishikimin e vendimeve të gjyqit që i shkaktoi dëme financiare të rënda yllit të Hollywood, Jonny Depp, sot 58 vjeç.
35-vjeçarja Amber Heard e akuzonte atë për dhunë sistematike gjatë martesës që nuk zgjati më shumë se 2 vjet, ndërsa Depp thoshte se pas divorcit fshihen qëllime financiare.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...