Aktori i Holliwood, Johnny Depp tha sot në seancën gjyqësore të radhës, se gruaja e tij Amber Heard është një “pulë deti e mbushur me m*t” që e ofendonte vazhdimisht dhe i theu gishtin kur e goditi me një shishe të zbrazur vodka.
Aktori i filmit “Piratët e Karaibeve”ofendonte gruan e tij në disa mesazhe për doktorin, pasi u detyrua të priste gishtin në mars 2015, dhe akuzonte se ajo u martua me të për famë dhe sukses.
Ai i thoshte Dr David Kipper se Heard e kishte quajtur ‘burrë i vjetër e i trishtë’ dhe se ishte i shokuar nga trajtimi që ajo i bënte burrit që supozohej se dashuronte.
Sot në gjyqin për shpifje u dëgjua gjithashtu një agjent pronash në shtëpinë e çiftit në Bahamas kishte dëgjuar Heard që i thoshte Depp gjatë një sherri në dhjetor 2015 se ‘karriera jote ka marrë fund’, ‘do të vdesësh i vetmuar’ dhe gjithashtu e quante ‘të shëndoshë’.
Në një tjetër ditë dëshmish tronditëse në Gjykatën e Lartë të Londrës, u tha gjithashtu:
• Depp pretendon se Heard fiku një cigare në fytyrën e saj në Australi, një muaj pas martesës së tyre në 2015;
• Aktori ishte në ‘në stres emocional pas gjymtimit të gishtit të tij’, dëshmoi bodiguardi;
• Heard hoqi unazën e fejesës dhe e flaku tej gjatë një sherri me Depp në 2015, por unaza u gjet më vonë;
Në tekstet e Depp për Dr Kipper, shkruhej: “Nuk mund të jetoj kështu … ajo është një plehrë. Ka marrë fund…!!! Ofendime pambarim, provokime, fjalët më të liga janë lëshuar nga një kurvë dashakeqe, hakmarrëse”.
“E fiksuar me veten..?? Është aq ambicioze, e dëshpëruar për famë e sukses… Prandaj dhe më mori…!! Tani më quan burrë i vjetër i trishtë…/tch
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...