Një burrë paditi aktorin Johnny Depp, duke e akuzuar se e ka sulmuar fizikisht gjatë xhirimeve të një filmi një vit më parë.
Gregg “Rocky” Brooks thotë se ka punuar si menaxher lokal në një prej filmave të Johnny Depp, vitin e kaluar, kur situata degjeneroi gjatë xhirimeve në “Barclay Hotel”, në qendër të Los Anxhelosit.
Sipas Brooks, ai u ngarkua për t’i thënë aktorit se xhirimet do të zgjasnin deri në orën 23:00. Kërkoi praninë e një oficeri policie, duke ditur karakterin shpërthyes të Depp, por para se të vinte polici, aktori i ishte kthyer duke bërtitur: “Kush dreqin je ti? Kush je ti që të më thuash mua se çfarë të bëj”?
Sipas padisë, Depp e ka shtyrë disa herë me forcë në kraharor, duke i provokuar dhe dhembje. Po gjithnjë sipas padisë, kur Depp pa se Brooks ruajti qetësinë i ofroi 100 mijë dollarë që ta qëllonte në fytyrë, por ai nuk u tundua dhe më pas truprojat e larguan aktorin nga vendngjarja.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...