Aktori i njohur, John Travolta ku kujtuar djalin e tij të ndjerë, Jett, përmes një mesazhi prekës të postuar në Instagram.
Aktori ndau një foto bardh e zi që tregon Travoltën duke buzëqeshur me djalin e tij të ndjerë, transmeton portal arbresh.info
“I dashur Jetty, më mungon më shumë se sa mund të thonë fjalët. Mendoj për ty çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen. Të dua, babai yt”, shkroi Travolta.
Jett humbi jetën gjersa ishin në pushime në Bahamas.
Jett, i cili ishte autik dhe i prirur për të pasur konvulsione, vdiq ndërsa familja ishte me pushime. Sipas mediave amerikane, ai u rrëzua në vaskë që rezultoi edhe me një dëmtim në kokë.
Në vitin 2014, Travolta foli për humbjen e djalit të tij në një intervistë në Theatre Royal Drury Lane, duke e përshkruar vdekjen e Jett si “gjëja më e keqe që ka ndodhur ndonjëherë në jetën time”./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/CcUCBHEshbV/
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj