Joaquin Phoenix është larguar nga intervista pasi është pyetur nëse disa skena në filmin Joker mund të inspirojnë akte dhune në botën reale.
Filmi pasqyron një njeri të quajtur Arthur Fleck, stabiliteti i të cilit tronditet pasi ai nuk merret parasysh nga shoqëria, transmeton portali arbresh.info.
Përkundër asaj që Joker po thuhet se do të fitojë çmime të ndryshme, një numër kritikësh kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me disa prej skenave më shqetësuese, që tregojnë hyrjen Fleckut në psikozë.
Phoenix u pyet nga The Telegraph nëse ai mendonte se momente të veçanta në film “mund të përfundojnë në mënyrë të çoroditur duke frymëzuar saktësisht llojin e njerëzve për të cilët bëhet fjalë, me rezultate potencialisht tragjike”.
Në vend që të përgjigjej, aktori doli jashtë.
Sipas gazetarit Robbie Collin, pasi aktori dilte nga dhoma, ai e pyeti pse do të bënte një pyetje të tillë.
Punonjësit e Warner Bros përfundimisht arritën ta bindin atë për t’u rikthyer për të përfunduar intervistën.
Joker do të nisë shfaqjen nëpër kinema më 4 tetor./arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe