Një video e prapaskenave të Jennifer Lopez tregon dhimbjet e aktores, derisa u përgatit për rolin e saj të striptizeres në filmin e fundit ‘Hustlers’.
Nga mavijosjet mbi gjunjë nga rënia dhe rrëzimet, ajo ndau sekretet e fshehura se si e zotëroi rolin e saj përpara xhirimeve.
Në këtë video, Jennifer zbulon se ajo filloi të praktikonte katër muaj para se të fillonte xhirimet në New York dhe se ajo gjithashtu përdori joga për shtrirje.
Filmi, i cili doli në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar të premten më 13 shtator, ka të bëjë me një grup striptistesh në New York, të cilët marrin fatin në duart e tyre dhe shkojnë poshtë një rrugë kriminale për të fituar më shumë para pas rënies së bursës në Wall Street.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë, në film po ashtu luante edhe Lili Reinhart bashkë reperen e famshme amerikane, Cardi B.
“Jennifer e ka atë kimi dhe lidhje me të gjithë. Nuk mund të thuash asgjë më shumë për të, thotë aktorja Scafaria.
Ky film ngazëlleu audiencat në Festivalin e Torontos, që njihet si një nga festivalet më prestigjioze dhe më të mëdha të filmit në botë. Filmi u quajt si “qesharak, emocionues, fuqizues, dhe në momente i frikshëm”, ndërsa performanca e aktores Jennifer Lopez po cilësohet si më e mira qysh nga filmi i njohur i saj “Out of Sight“./Telegrafi/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç