Google ADS

JLo po planifikon martesë

22:33 | 8 Maj 2019
Trina Galanxhi

Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të ndjekë zemrën e saj, ndërsa Jennifer Lopez i ka treguar Savannah Guthrie në Today se megjithëse kishte tri shkurorëzime, gjithmonë planifikonte të martohej sërish.

49-vjeçarja para një muaji është fejuar me ish-bejsbollistin Alex Rodriguez dhe pranoi se dëshiron “të plaket me dikë”.

“Unë dua ta kaloj jetën time me dikë. Dua të plakem me dikë. Mendoj se ky është qëllimi, apo jo? Për të gjetur një partner për të ecur nëpër këtë gjë të çmendur me të?”, ka theksuar aktorja dhe këngëtarja.

“Ne jemi të kompletuar me njëri-tjetrin. Ai është mbështetës. Ai më lejon mua të bëj çfarë të dua. Ne vetëm duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka thënë më tutje Lopez.

Alex është gjashtë vite më i ri se J.Lo, dhe së bashku çifti janë njohur në vitin 2017.

Kujtomë se në muajin mars Alex i propozoi këngëtares.

https://www.instagram.com/p/Bu6i-pfAE43/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme