Google ADS

JLo për Drake: E dua atë djalë

00:13 | 14 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Jennifer Lopez pati një lidhje me Drake kur po bashkëpunonin për një këngë. Të dielën ishte hera e parë që  ajo foli për këtë marrëdhënie të shkurtër që pati me të.

“E dua Drake. Ai është brilant, i talentuar dhe mahnitës. Ne bëmë një këngë së bashkë. Ne dolëm. Kaluam momente të bukura. Ai është i mrekullueshëm. Kam shumë dashuri për atë djalë” – ka thënë 47-vjeçarja në tapetin e kuq në Grammy. Ajo dukej mahnitëse në mbrëmjen gala dhe u shpall si një ndër femrat e veshura më mirë atë natë.

Lidhja e saj me Drake nisi në dhjetor, por përfundoi shumë shpejt dhe pa zënka. Një burim i brendshëm thotë se marrëdhënia e tyre nuk ishte asnjëherë serioze.

3d03c86c00000578-4218368-blast_from_the_past_the_47_year_old_said_of_course_i_love_drake_-a-46_1486958011268 3d24c8a000000578-4218368-stunning_entrance_on_sunday_jennifer_lopez_talked_about_the_rapp-a-43_1486958011231 3d263c0500000578-4218368-image-m-4_1486958993716

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme