JLo: I dashuri im nuk më ka tradhtuar, e njoh mirë atë

08:31 | 11 Prill 2019
A. B.

Ylli botëror Jennifer Lopez të mërkurën ka qenë e ftuar në një radio stacion në New York për të promovuar këngën e saj të re.

Bukuroshja JLo sigurisht që ka folur edhe për fejesën me bejsbollistin, Alex Rodriguez e cila u përfol tej mase nga mediat rozë, shkruan portali arbresh.info

Megjithatë, menjëherë pas fejesës doli një deklaratë për Alex nga ish-bejbollisti Jose Canseco, i cili e akuzoi për tradhti të fejuarin e JLo-së.

Canseco ka shkruar tre ditë pas fejesës: “Duke shikuar botën e vallëzimit dhe tekstin e J.Lo, pak e di që ai po e tradhton me ish-gruan time Jessica, e gjora vajzë nuk ka asnjë ide se kush është ai”.

“E di të vërtetën. E di kush është Alex,” tha ajo. “Ai e di kush jam unë. Ne jemi të lumtur”.

Ndryshe, së fundmi JLo ka lansuar videoklipin e këngës “Medicine”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me reperin French Montana./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme