Keanu Reeves për një kohë ka qenë një ndër aktorët më të kërkuar në Hollyëood. Ai e filloi karrieren e tij në fund të viteve ’80. Por përkundër famës që ka, ai vazhdon të mbetet një ndër aktorët më të thjeshtë në Hollywood. Jeta e tij gjithmonë është përcellur nga tragjedi të ndryshme, por Reeves asnjëherë nuk ka humbur besimin dhe forcën.
Betejat dhe sfidat e jetës për aktorin filluan që nga fëmijëria. Reeves në disa intervista ka theksuar se nëna e tij ishte braktisur nga babai, kur ai ishte në një moshë shumë të vogë. Si rezultat, nëna e tij u martua disa herë.
“Kam pasu një jetë alla-nomade”, pati deklaruar ai në një intervistë për Parade në vitin 2000. “Megjithatë më pëlqen kjo, sepse gjithmonë kam dashur të vizitojë vende të reja, kam qëndruar nëpër apartamente me qira dhe nëpër hotele. Vetëm kur e pashë që isha bërë 40 vjeç. Kjo edhe ka qenë ditëlindja ime më e vështirë, sepse e pashë që tashmë u rrita dhe vendosa të blej një shtëpi”.
Reeves nuk është nga ata aktorët që kërkon të zëjë syrin e publikut në secilin hap, por kur i jepet mundësia, ai gjithmonë flet për mikun e tij të ndjerë River Phoenix, i cili humbi jetën si pasojë e abuzimit me drogë.
Gjatë fund viteve të ’90-ta, jeta e aktorit sikur kishte marrë një kahje tjetër. Ai ishte takuar me Jennifer Syme, me të cilen gjatë viteve 2000 ishin edhe në pritje të një fëmijë. Për fat të keq, vajza e tyre e quajtur Ava, lindi më herët dhe nuk arriti të mbijetojë jetën në këtë botë. Si pasojë, tensionet me Reeves dhe Syme tashmë ishin përshkallëzuar.
Aktori u godit më pas edhe nga një tjetër tragjeti, pasi në vitin 2001, humbi partneren e tij. Syme përjetoi një aksident me makinë, ku edhe e humbi jetën.
Në një intervistë për Parade, ai kishte theksuar se “kishte sharë e fyer, vetëm për të nxjerrë jashtë mllefin”.
“Hidhërimet na formojnë, por e keqja është se nuk është që mbarojnë. Nëse njerëzit mendojnë se përkundër mosmarrëveshjeve që kisha, ndjehem mirë pse ajo nuk është më, e kanë gabim, sepse ajo ishte pjesë e imja dhe gjithmonë mendoj për gjërat do të bënim bashkë”, kishte thënë ai.
Në vitin 2008, ai u gjet para një dënimi të majmë, pasi një fotograf që pretendonte se ai e kishte goditur, kërkonte si dëmshpërblim 711,947 dollarë. Mediat amerikane raportuan se Alison Silva e kishin paditur aktorin për faturat mjeksore, dëmet dhe pagat e humbura.
Në vitin 2014, pasi shumë filma të pavarur dhe filmave jo me buxhet të madh, Reeves erdhi në pëfundim se nuk ishte më pjesë e Hollywoodit, madje kur u pyet mbi shkatërrimin e karrieres së tij, ai tha: “Më duhet ta pranoj, është e shpifur”.
Në vitin 2009, ai u akuzua nga një grua e quajtur Karen Sala, se kishte katër fëmijë me rë. Sala i kërkoi atij rreth 3 milinë dollarë për fëmijër, por testi i ADN-së, dëshmoi që aktori dhe gruaja në fjalë nuk kishin asgjë të përbashkët. Vetë Reeves kishte thënë: “Është e tmerrshme, sepse nuk nuk jam babai i tyre.”
Reeves nuk është aspak si aktorët tjera të Hollywood-it. Ai gjithnjë kërkon që të qëndrojë jashtë vëmendjes së mediave, madje edhe kur ka ndonjë gjë për të festuar, ai fton vetëm miqtë e tij të ngushtë. Në një intervistë ai pati deklaruar se nuk i pëlqen t’ju tregojnë njerëzve që gjëra nga jeta private dhe se ato që duhet të qëndrojnë “pas perdeve, duhet të mbesin aty”.
Megjithatë, në vitin 2006, ai ka deklaruar se do të dëshironte të kishte familje.
“Gjunjët e mi janë shumë të vetëdijshëm, se tashmë kam filluar të plakem. Kur jemi 20 vjeç e shohim ndryshe vdekjen”, pati thënë ai./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...