Jeta luksoze e JLo-s, bëhet me shtëpi në vlerë prej 50 milionë dollarë

15:27 | 21 Mars 2022
A. B.

Dyshja e famshme, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë hedhur një hap tutje për marrëdhënien e tyre, dhe është një hap i madh.

Ata janë duke shpenzuar më shumë se 50 milionë dollarë për një pronë prej 20.000 metra katrorë në zonën Bel-Air të Los Anxhelos.

Shtëpia ka 10 dhoma gjumi dhe 17 banjo. Ka kuzhina të shumta, sallë teatri, palestër dhe sigurisht një pishinë mahnitëse.

Shtëpia gjendet në një vend privat, e rrethuar me pemë.

Burime të TMZ thonë se kjo punë nuk është përfunduar akoma. Shtëpia ka vlerë prej 65 milionë dollarësh, por që pronari ua zbriti çmimin.

Pronari i kësaj ‘parajse’ është Todd Lemkin, një miliarder Teksas./arbresh.info/

Të ngjashme