Claudia Schiffer është modelja që në vitet e ’90-ta e kemi parë përkrah modeleve tjera të famshme.
Ajo iu fut botës së modës në moshën 17-vjeçare dhe së fundmi ka kujtuar fillimet e karrierës së saj, transmeton portal arbresh.info
Jeta e saj ndryshoi në mënyrë drastike në vitet ’90 pas fushatës “Guess”.
“Ishte në vitin 1987. Po kërceja me miqtë e familjes në një klub nate në Dusseldorf, Gjermani, kur më është ofruar një agjent i botës së modës”, kujton këto ditë Claudia Schiffer, 51 vjeç.
Pak muaj më vonë, vajza e atëhershme 17-vjeçare u nis drejt Parisit për të bërë fotot testuese.
Dy vite më vonë ajo doli në kopertinën e parë të revistës franceze të modës Elle.
“Ishin vite të çmendura. Një përzierje e pabesueshme e modës, muzikës, artit dhe argëtimit që e bëri atë epokë dinamike, emocionuese, kur e pamundura bëhej e mundur”, thotë një nga supermodelet më të famshme sot.
Ajo fitoi famë ndërkombëtare gjatë viteve 1990, duke u shfaqur në një seri reklamash seksi dhe lozonjare për xhinset Guess.
“Kam shkuar nëpër të gjitha qytetet amerikane për të promovuar xhinset. Një mëngjes dola në ashensor pa grim dhe fsheha fytyrën me flokët e mi dhe një grua më pyeti – “a je një vajzë e Guess?” – aty e kuptova që jeta ime e thjeshtë që kisha bërë më parë ishte përmbysur”, tha ajo.
Claudia kujton se jeta e saj nuk do të përsëritet më dhe se jeta e saj nuk do të kishte këto ndryshime të mëdha nëse ajo nuk do t’i besonte rastësisë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...