Jessie J flet për takimin me vajzën e të dashurit

17:10 | 16 Qershor 2019
Arbresh.info

Jessie J ka folur për romancën me Channing Tatum.

Gjatë një interviste për gazetën britanike “The Times”, këngëtarja 31 vjeçare foli për takimin me vajzën e aktorit 39 vjeçar, Everly, transmeton Klan Kosova.

Kur u pyet nëse e kishte të vështirë takimin me të, Jessie tha: “Jo. Ajo është vetëm gjashtëvjeçare dhe shumë e dashur”.

Channing dhe gruaja e tij Jenna Dewan ndajnë kujdestarinë e Everly. Të dy njoftuan gjatë vitit të kaluar se ishin ndarë pas nëntë vjet martesë.

Channing dhe Jessie janë në lidhje që nga tetori i vitit 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme