Channing Tatum dhe Jessie J janë fotografuar për herë të parë bashkë pas ndarjes së bujshme të tyre.
Aktori i “The Magic Mike”, 39-vjeç dhe pop-ylli, 31-vjeç, shijuan një shëtitje rrugëve të Los Angeles, duke konfirmuar se janë sërish bashkë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Channing ishte veshur me një bluzë të verdhë dhe një palë pantallona, përqafonte këngëtaren.
Ndërsa, Jessi J ishte veshur e tëra në të zeza dhe dukej e lumtur teksa buzëqeshte në prani të partnerit.
Në një moment të këndshëm, çifti qëndruan ballë për ballë, ndërsa aktori përkuli kokën për t’iu afruar bukuroshes britanike.
Një burim tha për “E! News” dhe dyshja janë ribashkuar pas disa javëve qëndrim larg njëri-tjetrit.
Çifti i famshëm i kishte dhënë fund lidhje së tyre më 2019, por mbetën miq në rrjete sociale, madje komentonin në fotografitë e njëri-tjetrit javët e fundit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...