Jessica Simpson së fundmi ka folur haptazi për varësinë që kishte ndaj alkoolit para se të hiqte dorë nga gati tre vjet më parë.
Në një intervistë të re në “The Jess Cagle Show” të Sirius XM, këngëtarja tregoi se sa ndikuan problemet e saj të pirjes në jetën e përditshme dhe familjen e saj.
“Unë isha në atë moment të jetës sime, ku fëmijët e mi po rriteshin dhe ata po vëzhgonin çdo veprim që bëja dhe thjesht dëshiroja qartësi, doja ta kuptoja veten time”, tha Simpson.
“Mendova se po më bënte më të guximshme, mendova se po më bënte të sigurt dhe në të vërtetë ishte e kundërta, po më heshte”, theksoi ajo.
Simpson, e cila ka folur publikisht për terapitë në rrugën drejt shërimit, tha se kjo ishte më e dobishme edhe për fëmijët e saj.
“Terapisti im ishte sikur wow, unë nuk mund të besoj se dikush mund ta mbulojë këtë frikë dhe vetëdije”, shtoi Jessica. “U duhet njerëzve tërë jetën e tyre të zbulojnë ato gjëra”.
https://www.instagram.com/p/CEHKR-Wj3B5/
Ajo momentalisht ka tre fëmijë me bashkëshortin e saj, Eric Johnson.
“Jo, nuk dua të pi. Nuk e kam dëshiruar atë. Ndihem sikur ky është një bekim i madh”, tha mes tjerash biondja.
E njëjta tani është afër përvjetorit të tretë të saj që kur e ka lënë alkoolin. /Telegrafi/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...