Google ADS

Jessica Biel reagon pasi Justin Timberlake u kap mat me një femër tjetër

13:16 | 1 Shkurt 2020
A. B.

Aktorja e njohur me famë botërore, Jessica Biel ka reaguar për herë të parë pasi bashkëshorti i saj, aktori gjithashtu i njohur, Justin Timberlake u pa dorë për dore me një femër tjetër.

Pas një kërkim faljeje publike dhe terapive, siç duket çifti kanë lënë anash atë se çka kishte ndodhur në nëntor të 2019-së.

Aktorja ka vendosur që t’ia urojë publikisht ditëlindjen bashkëshortit, duke i treguar se e do shumë.

Këtë ajo e ka bërë përmes disa imazheve të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 8.4 milionë ndjekës.

“Urime ditëlindjen për mashkullin që nuk njeh moshë. Ti në njëfarë mënyre je rritur pa u plakur. Të duam shumë”, ka shkruar ajo përkrah fotografive.

 

View this post on Instagram

 

Happy birthday to the most timeless man I know. You somehow grow up without growing old. We love you so much ❤️?

A post shared by Jessica Biel (@jessicabiel) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme