Një nga aktoret e preferuara amerikane, 38-vjeçarja Jessica Alba, vazhdon të mahnitë me bukurinë e saj që kur doli për herë të parë në publik. Duke pasur parasysh faktin se është aktore e bukur dhe nënë e tre fëmijëve, dhe se në profilin e saj në Instagram shpesh publikon foto pa grim dhe në një pamje spontane, këtë herë fotografët “e kapën” duke ecur në rrugët e New Yorkut në një pamje të përsosur.
Jessica vendosi të vishet në një kombinim ngjyrë të gjelbër të mbyllët. Kështu ajo e zgjodhi një xhaketë me gjatësi deri nën bel i cili ia theksoi linjën e saj të bukur dhe pantallona të gjera deri mbi kyçet e këmbëve të saj. Për ta thyer monotoninë e ngjyrës së errët, ajo kishte zgjedhur këpucë të bardha me take, si dhe një çantë të bardhë që e mbante në duar. Duke pasur parasysh veshjen, ajo nuk e teproi me bizhuteri dhe e plotësoi gjithë kombinimin vetëm me një palë vathë të mëdhenj të artë. Përveç kësaj, ajo i kishte lëshuar flokët e saj paksa kaçurrela, dhe për ta theksuar tenin vendosi të bënte grim në nuanca të toneve të dheut, shkruan KOHA Ditore.
T’ju rikujtojmë Alba është e martuar me producentin filmik 40-vjeçar, Cash Warren, ndërsa Hayes mbërriti në botë në vitin 2018. Jessica nuk e fshehu entuziazmin e saj për lindjen e fëmijës së tretë dhe para lindjes së fëmijës ajo e zbuloi gjininë, dhe se vajzat, Honor 10-vjeçare dhe Haven shtatëvjeçare po e prisnin me padurim ardhjen e vëllait të tyre.
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...