Google ADS

Jennifer Lopez shpallet ‘Ikona e vitit 2020′ në “People’s Choice Awards”

10:05 | 17 Nëntor 2020
A. B.

Ylli i muzikës pop e, Jennifer Lopez, ka fituar çmimin ‘Ikonë’ të dielën më 15 nëntor në “People’s Choice Awards 2020”.

Artistja e “Love Don’t Cost a Thing” u nderua për punën që bëri në të gjitha profesionet – si këngëtare, aktore e po ashtu edhe për karrierën e saj për tre dekada.

Ajo është gjithashtu një producente, stiliste dhe nënë e dy fëmijëve.

JLo e përmblodhi vitin 2020 nëpërmjet fjalimit të saj, kur u ngjit në skenën e evenimentit madhështor në “People’s Choice Awards”.

“Oh, Zoti im, 2020-ta nuk ishte shaka, apo jo?”, tha Lopez teksa mori çmimin “Icon of 2020”. “Unë dua të them, para vitit 2020 ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, duke u nominuar për atë çmim, ne ishim të kapur se kush shiti më shumë rekorde apo gjëra të çmendura. Ky vit ishte niveli më i mirë që më tregoi se çfarë kishte më shumë rëndësi dhe çfarë jo dhe për mua, e përforcoi atë që ka më shumë rëndësi”.

Lopez, e cila filloi karrierën e saj si kërcimtare në “In Living Colour” para se të gjente sukses si këngëtare, aktore dhe producente, foli edhe për sfidat e këmbënguljen. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme