Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez janë çift që janë njohur para një kohe, por duket se gjithçka po iu ecën mbarë, pasi po flitet se janë në përgatitje për martesë.
Sipas Nj.com, Rodriguez dhe Lopez po shikojnë pikat për kontratën e para martesës, por edhe për vetë organizimin e martesës. Gjërat po zhvillohen shumë shpejt, pasi çifti është në lidhje dashurie që disa muaj.
Të dy ata janë persona të suksesshëm, të cilët kanë fëmijë nga lidhjet e mëhershme dhe miliona dollarë në llogari. Për këtë arsye, nuk habit fakti për marrëveshjen e para martesës dhe as shpejtësinë e zhvillimit të gjërave.
“Alex është xhentëlmen i vërtetë. Ai ka fituar zemrën e familjes sime”, ka thënë Lopez.
Edhe Alex ka fjalë të mira për Jennifer, duke e quajtur atë një vajzë të mrekullueshme dhe ndër personat më të mençur që ka njohur deri më tash.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...