Jennifer Lopez publikon prapaskenat e ‘nxehta’ të filmit Hustlers

11:43 | 24 Shtator 2019
A. B.

Ylli i filmit, Jennifer Lopez, 50 vjeçare, dukej e mahnitshme në pamjet e reja të prapaskenave në filmin e ri, ndërsa ajo i vuri në ekran asetet e saj provokuese.

Filmi i saj i ri “Hustlers” pati një sukses të jashtëzakonshëm vetëm për një kohë të shkurtër, pasi fitoi 33 milionë dollarë në fundjavën e tij të hapjes. Madje është përfolur gjithashtu që Jennifer Lopez mund të rrëmbejë ndonjë çmim kryesorë në ‘Oscars’ në ceremoninë e vitit të ardhshëm.

Aktorja amerikane u shfaq e bujshme në një numër të veshjeve, teksa tregonte trupin e tonifikuar , dhe në disa pjesë u shfaq thuajse tërësisht e zhveshur.

https://www.instagram.com/p/B2uzH3XgSwJ/

 

Hustlers, i cili u publikua në fillim të këtij muaji, u frymëzua nga artikulli viral i New York me titull ‘The Hustlers at Scores’.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme