Jennifer Lopez publikon këngën e re ‘Baila Conmigo’

10:48 | 11 Tetor 2019
A. B.

Këngëtarja e famshme botërore, Jennifer Lopez, është shumë e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale.

Vetëm pak javë më parë, ajo arriti shifrën e 100 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram, me çka edhe shpërbleu një nga fansat më fatlumë, shkruan portali arbresh.info

Së fundi JLo ka publikuar këngën e saj të re e të cilën e ka titulluar ‘Baila Conmigo’ , të cilën e ka realizuar vetëm në versionin audio.

Për kundër kësaj diva e skenës së artit arriti mijëra klikime brenda pak orëve.

Lopez përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e filmit të saj më të fundit, “Hustlers”, i cili ka pushtuar kinematë në mbarë globin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme