Jennifer Lopez poston foto intime me të dashurin nga shtrati (Foto)

13:47 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Këngëtarja e popit, Jennifer Lopez ka publikuar një foto me partnerin e saj të ri duke shuar kureshtjen e të gjithëve për këtë romance të re.

Ajo i ka konfirmuar thashethemet duke i vënë vulën me postimin e një selfie me yllin e bejsbollit ‘Alex Rodriguez.’

Sipas mediave amerikane, çifti ka shkuar në Bahamas për të kaluar pushimet dhe për të shijuar disa kohë me njëri-tjetrin.

Në foto duket se ata janë shtrirë së bashku dhe Alex ka vënë dorën në kokën e këngëtares për ta ledhatuar.

47-vjeçarja e mbajti postimin vetëm për disa sekonda, por kjo gjë nuk i shpëtoi ndjekësve të saj, të cilët filluan menjëherë të komentonin për këtë marrëdhënie të re.

j_1489491645-198956

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme