Jennifer Lopez paralajmëron linjën kozmetike me 70 produkte

11:26 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Jennifer Lopez edhe zyrtarisht pritet të futet në botën e biznesit, dhe tashmë ajo ka filluar të punojë në lansimin e produkteve të bukurisë.

Diva e muzikës ka bashkëpunuar me firmën e njohur të make-up, L’Oreal Paris tash e saj vite ndërsa tani ajo dëshiron të krijoj një linjë personale e cila do të lansohet me 26 prill, shkruan arbresh.info.

48 vjeçarja ka bashkëpunuar me Inglot Cosmetics për të sjellur diçka më ndryshe.

“Është diçka që e kom pritur ta bëjë qe një kohë të gjatë”, ka thënë Lopez për Women Wear Daily.

“Kam dashur të lansoj diçka që unë e përfaqësoj, diçka që unë e përdori” u shpreh ajo.

Ky koleksion do të lansoj 70 produkte, të përfshira buzëkuq, mascara e shumë produkte të tjera, dhe do të ketë çmim më të lirë se produktet e tjera që janë lansuar nga kim Kardashian ‘KKW’ dhe motra e saj Kylie Jenner, ‘Kylie Cosmetics’./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme