Google ADS

Jennifer Lopez nuk di të plaket

10:19 | 1 Shtator 2018
A. B.

Edhe pse ka afro 50 vite, këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez befason me linjat trupore.

Format e saj janë për tu admiruar saqë do e kenë zili edhe artistet e tjera, me ç’rast konsiderohet të jetë si konkurente e tyre.

Këtë fizik të mrekullueshëm JLo nuk heziton ta shfaq edhe në rrjete sociale, e shpesh duke provokuar me paraqitjet e saj.

Artistja 49 vjeçare vëmendje të madhe mori edhe në ‘MTV Video Music Awards’ e cila ishte me të dashurin, Alex Rodriguez. Madje, ky i fundit e filmoi atë teksa bënte ‘twerk’.

Kujtojmë që këngëtarja dhe aktorja tashmë ka dy dekada karrierë, ndërsa duket sikur plakja e ka harruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme