Jennifer Lopez ngre temperaturat, pozon joshëse në bikini

14:18 | 13 Janar 2021
A. B.

Këngëtarja dhe aktorja e popullarizuar amerikane, Jennifer Lopez, ka nisur një vit të mbarë me pushime.

Ajo prej disa ditësh është duke shijuar pushimet në plazhet Turk dhe Caicos me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez dhe fëmijët e tyre, shkruan portali arbresh.info

Përkundër viteve, J.Lo mhanit me linjat e bujshme trupore për të cilat njëherësh kujdeset në masë të madhe.

Ylli i pop-it, 51 vjeçe, u fotografua derisa po lundronte rreth parajsës tropikale në shoqërinë e të fejuarit të saj, Alex Rodriguez, javën e kaluar.

Derisa po largohej nga plazhi, JLo u mbrojt nga rrezet e diellit me një kapele “Christian Dior” dhe një palë syze dielli.

Ndërkohë, martesa që u pretendua të mbahej këtë vit mes saj dhe Alex Rodriguez nuk u mbajt për shkak të pandemisë coronavirus. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme