Google ADS

Jennifer Lopez në shtëpi për Krishtlindje, por a po martohet së shpejti

18:35 | 22 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Bukuroshja 48-vjeçare, Jennifer Lopez, ka prezantuar fansat me shtëpinë e saj luksoze.

Nëpërmjet një video të postuar në Instagram, JLo shfaqet pranë pemës gjigande të Krishtlindjeve në shtëpinë e saj, poshtë së cilës janë të vendosura shumë kuti me dhurata.

Në foton e postuar këngëtarja seksi duket mjaft e lumtur, por ndoshta atmosfera festive nuk është e vetmja arsye e lumturisë së saj.

Mediat rozë javët e fundit kanë shkruar se i dashuri i artistes, Alex Rodrigues, pritet t’i propozojë për martesë pikërisht kur ata të mbërrijnë në Bahamas këtë fundjavë.

Nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim./Monitor/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme