Pas raportimeve dhe promovime disamuajshe të lidhura me filmin “Hustlers”, Jennifer Lopez ka deklaruar se ndihet paksa e zhgënjyer që nuk është nominuar për çmimin Oscar.
Aktorja 50 vjeçare mori komplimente të shumta për interpretimin e saj, ndërsa gjatë bisedës me Oprah Winfrey në emisionin e saj, e shprehu pakënaqësinë me atë që ka ndodhur.
“Kam marrë shumë lëvdata për rolin në atë film. Në fakt, shumë më tepër sesa në të kaluarën”, ka thënë J.Lo, transmeton People.
“Pastaj i lexoja tekstet dhe mendoja: ‘O Zot, a mund të ndodhë kjo vërtet? A është gjë e mundshme”.
“Dhe pastaj asgjë nuk ndodhi. Prandaj, po, ishte paksa zhgënjyese”, ka deklaruar më tej aktorja. /Telegrafi/
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...