Google ADS

Jennifer Lopez duket tejet në formë teksa lëshon palestrën në Miami

14:07 | 20 Prill 2019
Arbresh.info

Jennifer Lopez tregoi edhe njëherë fizikun e saj të shkëlqyer, pas daljes nga një palestër në Miami, të premtën.

Nëna e të dy fëmijëve dukej e parezistueshme, e veshur me tuta sportive të bardhë, ndërsa mbante shtrënguar dorën e vajzës së saj, Emme.

Lopez, 49 vjeçe, duket se është në gjendje më të mirë se kurrë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Javë më parë, ajo ka përfunduar xhirimet e fimit të ri, në të cilin do të ketë një rol shumë interesant.

Këngëtarja dhe aktorja ushtron vazhdimisht që ta mbajë trupin e saj në formë, dhe të jetë gjithnjë e freskët në paraqitjet e saj televizive. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme