Jennifer Lopez do të nderohet me çmim për arritje jetësore

14:21 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Me plot emocion dhe lot në sy, Jennifer Lopez, i falënderoi nga zemra gjithë adhuruesit e saj dhe organizatorët e ceremonisë, “MTV Video Music Awards”, për shpërblimin special që do t’ia ndajnë sivjet për arritje jetësore, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

 

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Lopez, do të nderohet me çmimin “Video Vanguard Award”.

Në të kaluarën, me të njëjtin çmim janë shpërblyer yjet si Beyonce, Rihanna, Kanye West dhe Justin Timberlake./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme