Jennifer Lopez i la pak vend imagjinatës teksa pozoi para kamerës me një set të brendshmesh të kuqe, duke u shfaqur me pjesë nga koleksioni i labelit për Ditën e Shën Valentinit.
Diva e muzikës pop shfaqej plot shkëlqim në një foto të postuar në rrjetin e saj social Instagram, duke treguar sërish që vitet për Jennifer Lopez janë thjesht numra.
Jennifer u fotografua duke nuhatur njërën nga dy buqetat me trëndafila të kuq në tryezën përballë saj.
Lopez dukej e mrekullueshme me flokët lëshuar me onde në një stil romantik. Ndërsa trupi i tonifikuar i 54-vjeçares sigurisht që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të cilët ishin të mahnitur nga fiziku i saj.
Postimi i saj vjen pas publikimit të këngës së saj të fundit, “Can’t Get Enough”, në fillim të këtij muaji, nga albumi i saj i ri “This Is Me”.
Në këngën e re, JLo këndon për marrëdhënien e saj me Affleck, me të cilin u martua në Las Vegas në Korrik të 2022.
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...