Jennifer Lopez dhuron 1 milion dollarë për të prekurit nga uragani Maria

08:19 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

Gjatë ditës së sotme Jennifer Lopez, u bashkua me guvernatorin e New Yorkut, Andrew Cuomo në një konferencë shtypi, me ç’rast njoftoi se do të dhurojë 1 milion dollarë për të prekurit nga uragani në Porto Riko dhe në Karaibe.

48-vjeçarja, përmes gjuhës spanjolle e më pas angleze, njoftoi se këtë vendim e ka marrë bashkë me burrin e saj.

“Unë dhe Alex Rodriguez, kemi marrë vendim të japim mbështetjen tonë për të prekurit nga uragani Maria në Porto Riko dhe Karaibe”, ka thënë Lopez.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme