Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj nisin pushimet e tyre luksoze

22:16 | 9 Gusht 2018
A. B.

Shumë nga të famshmit këtë vit zgjodhën Italinë si destinacionin e tyre për pushime.

Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, kaloi disa ditë me të dashurin në brigjet e Sardenias.

Çifti janë parë duke u relaksuar në një ishull italian, teksa shëtiteshin me jahtin e tyre luksoz.

Ata po kalojnë pushimet në vendin ku Leonardo DiCaprio shijoi pushimet disa javë më parë.

Se janë të dashuruar, këtë e tregon buzëqeshja në fytyrat e tyre.

Pasi kanë bërë plazh, çifti u panë duke shëtitur rrugëve të qytetit për të blerë fruta të freskëta.

E pasi përfunduan blerjet e frutave, Jennifer harxhoi pak kohë edhe duke blerë disa sandale.

Ajo ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj atraktive, ku vinte në pah linjat e saj të theksuara.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme