Google ADS

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shkëmbejnë puthje pasionante në publik

09:43 | 9 Nëntor 2021
A. B.

Dyshja e famshme, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ndanë pak momente romantike në publik.

49-vjeçari dhe 52-vjeçaja shkëmbyen puthje pasionante nga pista e avionit dhe momenti nuk u shpëtoi fotografëve dhe fotoja u bë menjëherë virale, shkruan ‘ People’ transmeton arbresh.info

“Jennifer dhe Ben kaluan fundjavën së bashku në L.A. Ata kanë ende orare intensive pune, por po gjejnë kohë për njëri-tjetrin sa herë që munden”, thotë një burim për “People”.
“Disa herë, Jennifer fluturoi drejt Affleck, për të qëndruar me të për disa orë para se t’i kthehej xhirimeve në Vankuver. Është e vështirë për ta që të jenë larg njëri-tjetrit”.

Kujtojmë se, Affleck dhe Lopez u fejuan për herë të parë në vitin 2002. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme