Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen së bashku në Festivalin e Filmit në Venecia

10:11 | 11 Shtator 2021
L G

Jennifer Lopez bëri paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq me të dashurin e saj, Ben Affleck, që nga ribashkimi i tyre në premierën e mbushur me yje për filmin e tij “The Last Duel” gjatë Festivalit të Filmit në Venecia 2021 të premten mbrëma.

Këngëtarja dhe aktorja, 52 vjeçe, ishte veshur me një fustan të bardhë të zbukuruar me zbukurime argjendi dhe dukej mjaft elegante, shkruan DailyMail.

Ajo u fotografua në tapetin e kuq duke puthur të dashurin e saj të bukur, 49 vjeç, gjatë ngjarjes ku morën pjesë edhe yjet tjerë të famshëm si Matt Damon dhe Jodie Comer.

 

J-Lo ngacmoi vëmendjen e të pranishmëve me fustanin tërheqës, i cili gjithashtu paraqiste një dizajn të guximshëm te pjesa e kofshëve.

Ajo e përfundoi pamjen e saj me një palë taka argjendi të larta dhe mbante në dorë një çantë të fortë me shkëlqim, ndërsa pozonte për fotoreporterët në tapetin e kuq.

Ndërkohë Ben dukej elegant i veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë të pastër dhe kravatë të zezë, ndërsa shikonte me adhurim të dashurën e tij të bukur, me të cilën u ribashkua në fillim të kësaj vere, pasi u takua më parë në vitin 2002.

Ky është debutimi i tyre i parë zyrtar në një tapet të kuq që nga ribashkimi i tyre.

“The Last Duel” trajton historinë e vërtetë të Jean de Carrouges, një kalorës francez i shekullit të 14–të, i cili fillon një luftë deri në vdekje me ish-mikun Jacques Le Gris (Adam Driver).

Përshtatur nga libri i Eric Jager me të njëjtin emër, personazhi i Jodie Marguerite është gruaja në qendër të luftës, pasi ajo dhe burri i saj de Carrouges akuzojnë Le Gris për përdhunimin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme