Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez martohen këtë verë, do të shpenzojnë tre milionë dollarë për dasmën

15:58 | 18 Shkurt 2020
Arbresh Info

Jennifer Lopez dhe partneri i saj, Alex Rodriguez, raportohet se do të martohen këtë verë dhe kjo nuk ka dyshim se do jetë dasma e vitit.

Çifti, të cilët u fejuan në vitin 2018, po planifikon të shpenzojë rreth tre milionë dollarë për dasmën e tyre.

Sipas tabloideve të huaja, ata do të shkojnë drejt altarit në verën e këtij viti.

“Jennifer ishte në top formë pas Super Bowl pas vendimit që ajo mori bashkë me partnerin e saj. Ata do të martohen, por akoma nuk ka datë të saktë, por 2020 do jetë viti i tyre”, ka thënë një burim për ‘Life & Style’.

Çfarë kanë në mend dyshja e popullarizuar? Ata që tani kanë rezervuar një jaht super luksoz në Miami – aty ku do zhvillohet ndeja pas ceremonisë.

“Nuk do kushtojë edhe aq shtrenjtë duke marrë parasysh punën e Jen dhe të dashurit të saj”, thotë më tej burimi.

Çdo gjë rreth dasmës së Jennifer dhe të dashurit të saj do jetë perfekte, përfshirë vendin dhe të ftuarit e veçantë.

Ndërkaq, ish-lojtari i bejsbollit që luajti për NY Yankees dhe aktorja janë në lidhje nga viti 2017.

Lopez më parë ishte e martuar me këngëtarin Mark Anthony. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme