Google ADS

Jennifer Lawrence thotë se bashkëshorti s’i ka problem festat që i bën ajo në shtëpi

20:58 | 23 Tetor 2020
Arbresh.info

Aktorja amerikane, Jennifer Lawrence, ka thënë se bashkëshorti i saj, Cook Maroney, është i lumtur të fle në dhomën tjetër të shtëpisë përgjatë festave javore të saja me miqtë.

Aktorja 30-vjeçare ka thënë se akoma vazhdon të organizojë festa një herë në javë me miqtë e saj, ndërsa bashkëshorti i saj nuk e shqetëson për këtë gjë.

“Unë kurrë nuk e di fundin e festave”, ka pohuar Lawrence gjatë një bisede për gazetaren Heather McMahan, shkruan Dailymail.

Duke u munduar ta shpjegojë dëshirën e saj për gjumë, aktorja deklaroi se shoqja e saj kishte ardhur pa ndonjë paralajmërim dhe kishte përfunduar duke fjetur me të, derisa bashkëshorti Maroney ka fjetur në dhomën tjetër.

30-vjeçarja është shprehur e “shqetësuar” kur ka thënë se festat do marrin fund kur miqtë e saj të martohen.

“Ne ishim 24-vjeçare dhe mendonim se jeta jonë do ndryshonte. Ne do të martohemi dhe nuk do jetë çdo gjë si më parë. Por deri më sot, ajo është e martuar tash e shtatë vite mirëpo ne bëjmë gjumë së bashku”, ka deklaruar aktorja Lawrence./koha.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme