Aktorja e njohur, Jennifer Aniston thotë se ka një arsye të fortë se pse nuk do të ketë kurrë TikTok në telefonin e saj.
Sipas saj ky rrjet social të shkatërron jetën.
“Unë nuk kam TikTok, as do ta kem kurrë. Unë nuk dua të regjistrohem në një gjë që do më shkatërrojë jetën time ose të dikujt tjetër”, është shprehur aktorja.
Aktorja shpjegoi se as vetë nuk e kupton dot faktin se pse sheh nëpër video të ndryshme foshnja, mace apo kafshë të rrezikuara që shfaqen në Instagram, ndaj qëndrimi larg TikTok-ut është mënyra më e mirë për t’u siguruar që ky zakon nuk do të përsëritet më.Kjo platformë mund të të përpijë, ndërkohë që ti ke humbur orë të tëra nga jeta jote,” shton Aniston, ndërsa thekson se truri i njeriut nuk është i përgatitur për sulmet e informacionit që vijnë nga gjithçka që qarkullon në TikTok.
“Unë nuk mendoj se ne jemi krijuar për të marrë sasinë e informacionit me shpejtësinë që është sot. Thjesht mendoj se nuk është e shëndetshme. Efektet që kanë rrjetet sociale dhe dëmi mendor që shkaktojnë te fëmijët dhe adoleshentët për shkak të krahasimit dhe dëshpërimit. Dhe kjo është shumë shqetësuese,” shton ajo.
Sa i përket mënyrës se si ajo vendos se çfarë të postojë në Instagram, Aniston thotë se shpreson që ndjekësit e saj të shohin vërtetësinë pas gjithçkaje që ajo publikon.
“Unë mendoj se është më mirë të jesh ai që je. Ne kemi ditë të mira. Kemi ditë të këqija. Kemi ditë të mira kur flokët tanë shkëlqejnë, e herë të tjerë kur janë me shumë yndyrë. Kemi ditë të mira lëkure, ditë të këqija. Nuk ka asgjë absolute, por njëherësh nuk është e drejtë që të përpiqesh të shesësh veten për diçka që nuk është reale dhe e vërtetë,” përfundon aktorja./Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...