Ditën e djeshme Jennifer Aniston festoi 51-vjetorin me miq dhe të afërm.
Dhe ndërsa vitet fluturojnë për aktoren, ajo ka zbuluar së fundi se e sheh të ardhmen e saj me “të qeshura” dhe “fëmijë që vrapojnë” .Gjatë një bisede argëtuese me mikeshën e saj, Sandra Bullock, për revistën “Interview”, Aniston foli hapur për jetën e saj dhe ëndrrat në sirtar.
“Çfarë është ajo që nuk e ken bërë ende?”, e pyet Bullock. A është në nivel pune? A është në një zhvillim shpirtëror? A janë të gjitha këto më lart?”
Aktorja u përgjigj duke zbuluar një pamje imagjinare që ka në mendjen e saj për të ardhmen. “Është më shumë si një pamje e vogël në trurin tim, ku dëgjoj oqeanin, shoh oqeanin, dëgjoj të qeshura, shoh fëmijë duke vrapuar, dëgjoj trokitjen e akullit në një gotë, ushqim duke u gatuar. Kjo është pamja e gëzueshme në kokën time”, përgjigjet Aniston.
https://www.instagram.com/p/B8cPQLjBdYY/?utm_source=ig_embed
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...