Google ADS

Jennifer Aniston sërish e pa fat në dashuri, i jep fund martesës së dytë

09:28 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka dy vite që është martuar me Justin Theroux.

Ata u njohën në filmin “Wanderlust” dhe dukeshin të lumtur bashkë, transmeton arbresh.info

Por, duket se kësaj lumturie i erdhi fundi pasi dyshja tashmë kanë marrë vendimin për t’u shkurorëzuar.

Arsyeja e ndarjes nuk dihet por që thuhet se ata do të vazhdojnë të mbesin shokë.

“Ne jemi dy miq të mirë që kanë vendosur të ndahen si çift, por do të vazhdojmë miqësinë tonë të dashur”, kanë thënë ata në një deklaratë të përbashkët.

Kjo ishte martesa e dytë për aktoren e njohur pasi kohë më parë ajo ishte e martuar me aktorin Brad Pitt martesë kjo e cila zgjati pesë

vite./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme